Në një klimë të paevitueshme si dita e fundit e shkollës dhe të përshëndetjes së shumë lojtarëve, sfida mes Bolognas dhe Interit përfundoi me barazim 3-3 me skuadrat që morën nga 1 pikë në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është se kjo ndeshje u mbyll me duartrokitjet të dedikuara për ata që janë gati për të lënë skuadrat e tyre; nga Italiano te De Silvestri për Bolognan dhe Mkhitaryan e De Vrij për Interin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22 dhe ishte Interi ai që e bëri me golin e Dimarcos që festoi në mënyrën më të mirë të mundshme çmimin MVP i Serie A. Po avantazhi i zikaltërve zgjati vetëm 3 minuta pasi Bologna barazoi me Bernardeschi. Në minutën e 42 kuqeblutë realizuan përmbysjen në rezultat me golin e shënuar nga Pobega me Bolognan që shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-1. Në fillimin e pjesës së dytë, Zielinski shënoi një autogol dhe rezultati shkoi në 3-1 për Bolognan.

Pas këtij momenti shpërtheu Diouf që fillimisht sajoi golin e Espositos në minutën e 64 që shkurtoi diferencën në 3-2 dhe më pas në minutën e 86, francezi shënoi golin e barazimit 3-3 që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes me skuadrat që morën vetëm 1 pikë në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.