Licencimi i mësuesve është detyrim ligjor dhe të gjithë ata mësues të diplomuar pas vititn 2012, që nuk kanë dhënë provimin e licensës duhet ta bëjnë. Kështu është shprehur Kryetari i Sindikatës së Pavaruar të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli. Ndër të tjera, kreu i sindikatës renditi edhe problematikat kryesore të arsimit.
“Licensimi I mësuesve është detyrim ligjor. Nëse nuk licensohen, atëherë nuk mund të bëjnë lëvizje paralele dhe mund të humbin të drejtën e ushtrimit të profesionit. Provimi është I thjeshtë, lidhet vetëm me arsimin e tyre. Ata nuk do të largohen nga sistemi arsimor, por duhet të ushtrojnë profesionin të qetë. Ne kërkojmë rritjen e pagave të mësuesve, vlerësimin nga ana materiale, por edhe morale. Kemi në focus rritjen e buxhetit për arsimin public, se në shumë vende, nxënësit po orientohen drejt arsimit jopublik. OKB dhe UNESCO janë fokusuar në rritjen e buxhetit për arsimin”, shprehet Kaptelli.
Edhe kreu i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Shpëtim Brahaj bëri thirrje për dyfishim page dhe hartimin e politikave lehtësuese, në mënyrë që të rinjtë të zgjedhin mësuesinë si profesion.
“Kemi kërkuar vazhdimisht qëprofesioni I mësuesit duhet të bëhet I pëlqyer. Janë politika që duhet ti bëjë ministria dhe qeveria, kryesorja është dyfishimi I pagave. Qeveria duhet patjetër të ndërhyjë për të dhënë kredi të butë për familjet e rejatë mesuesve, kuotat nuk mjaftojnë. Duhet të shtohet numri, të bëhen sondazhe sa çifte të reja mun dtë kenë nevojë për shtëpi. Edhe tarifa për transportin dhe vështirësitë e punës duhet të jetë më e lartë”, thotë Brahaj.
Presidenti i Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsimin, John MacGabhann tha se Shqipëria ka bërë progres, por ka ende shumë punë përpara.
Deklaratat u bënë në kuadër të një tryeze të rrumbullakët të mbajtur në Tiranë me përfaqësues të sindikatave të arsimit, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve europiane nga vende të ndryshme të Europës Qendrore dhe Lindore.










