Në fjalën e tij në Konferencën Aziatike të Lidershipit, kryeministri Edi Rama vuri në dukje ndryshimin mes Koresë së Jugut e të Veriut, duke thënë se gjatë regjimit komunist, Shqipëria ngjante shumë me këtë të fundit. Më tej, ai tha se vendi ka bërë një rrugë të gjatë përparimi dhe sot aspiron të jetë pjesë e BE.

“Shqipëria ishte Korea e Veriut të Europës dhe sot ajo po ecën në një tjetër rrugë, thellësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi, drejt BE. Institucionet mund të ndërtohen edhe kur një vend dikur i kufizuar nga izolimi, mund të frymëzohet nga aspirata. Kjo është vetëm një prej arsyeve pse për mua është kuptimplotë të jem në Seul”, tha Rama.