Dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut bëri bujë lajmi i shpërndarë nga Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timcho Mucunski.
Ky i fundit pati shpërndarë një postim në rrjetet sociale, ku pretendonte se Maqedonia e Veriut kishte marrë më shumë fonde nga Komisioni Europian se Shqipëria. Menjëherë ky lajm është hedhur poshtë po në Maqedoninë e Veriut.
Gazetari Sefer Selmi, në një postim në rrjetet sociale shpjegon se Ministri ka bërë publik vetëm këstin e muajit të fundit të fondeve të akorduara, por në total Shqipëria ka arritur ta bindë KE të marrë dhjetëra miliona euro më shumë se fqinjët e saj.
Presioni i momentit dhe e ardhmja e stolit
“Sa i përket të ardhmes sime, besoj se e ardhmja është nesër — ajo është ndeshja më e rëndësishme për të gjithë. Për të gjithë ata që punojnë brenda Milanellos, në Casa Milan dhe për tifozët. Nesër stadiumi do të jetë plot; një fitore do të ishte falënderimi më i mirë për ata që na kanë qëndruar pranë gjatë gjithë vitit, edhe në momentet më të vështira. Do të jenë 100 minuta të vështira dhe me shumë presion, por duhet të ruajmë qetësinë.
Sa i përket grupit, të gjithë lojtarët janë mirë dhe i kemi në dispozicion. Do të jetë nevoja për secilin prej tyre — ka shumë mundësi që ndeshja të vendoset në pjesën e dytë. Cagliari ka pësuar gola kryesisht nga minuta e 50-të e tutje, por janë skuadër e fortë. Kemi vetëm një rrezik: qëndrimin sipërfaqësor. Pas ndeshjes me Genoan kaluam një javë shumë intensive dhe me tensione. Gabimi që nuk duhet të bëjmë nesër është ta vlerësojmë ndeshjen me më pak vëmendje. Përqendrimi do të jetë thelbësor. Tani, me rrjetet sociale, të gjithë flasin e diskutojnë. Ne duhet të qëndrojmë të fokusuar te objektivi final dhe t’i kthejmë kritikat në favorin tonë.”
“Ky postim nuk tregon performancë reformash. Tregon vetëm një këst të izoluar dhe e paraqet si garë rajonale, ku natyrisht, gëzimi është se ‘jemi para Shqipërisë’.
E vërteta sipas Komisionit Europian është kjo: në pagesën e fundit, Maqedonia e Veriut mori 65.7 milionë euro, Shqipëria 49 milionë euro, ndërsa Mali i Zi 44.2 milionë euro. Por vetë Komisioni sqaron se kjo ishte pagesa e tretë gjashtëmujore, bazuar në kërkesat për pagesë dhe vlerësimin e hapave specifikë reformues për atë periudhë: për Shqipërinë në konkurrueshmëri biznesi dhe inovacion, ndërsa për Maqedoninë e Veriut në arsim dhe digjitalizim. Pra nuk është renditje “kush është i pari në rajon”.
Nëse shihet tabloja e plotë, narrativa bie menjëherë. Komisioni Europian deklaron se, me këtë pagesë, shuma totale e liruar deri tani arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut dhe 89.3 milionë euro për Malin e Zi. Pra Shqipëria nuk është pas Maqedonisë së Veriut; Shqipëria është dukshëm përpara në shumën totale të liruar nga Instrumenti.
Edhe më qartë: në pagesën e mëparshme, Shqipëria mori 99.3 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut vetëm 15.9 milionë euro. Në atë moment, Komisioni Europian raportonte se totali i disbursuar ishte 99.3 milionë euro për Shqipërinë dhe vetëm 23.8 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.
Arsyeja është e thjeshtë: paratë nuk jepen për propagandë, por për kushte të përmbushura. Komisioni Europian thotë qartë se pagesat bëhen dy herë në vit, mbi bazën e kërkesave të vendeve partnere dhe vetëm pas verifikimit të përmbushjes së kushteve përkatëse reformuese. Nëse kushtet nuk plotësohen, shuma pezullohet ose reduktohet.
Prandaj, pretendimi “të parët në rajon” është një manipulim me një fotografi të prerë. Në këtë këst, Maqedonia e Veriut mori më shumë sepse kishte më shumë hapësirë të mbetur për të marrë pas performancës më të dobët në pagesën e mëparshme. Shqipëria, përkundrazi, kishte marrë shumë më tepër më herët, sepse kishte përmbushur më shumë kushte dhe kishte performuar më mirë në fazën e parë.
Në ketë raund RMV deshtoi të përfitoj edhe 70 mil euro për shkak te mospërmbushjes së reformave. Pra më shumë ka humbur se sa ka fituar”, shkruan Seferi.










