Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka pezulluar një sulm ushtarak ndaj Iranit që ishte planifikuar për ditën e martë (sot), pas kërkesës së liderëve të vendeve të Gjirit Persik.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi u mor pas kërkesave nga liderët e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi sipas tij “negociata serioze janë duke u zhvilluar”.

Ai shtoi se është informuar se mund të arrihet një marrëveshje “shumë e pranueshme” për Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “Irani nuk do të ketë armë bërthamore”.

Megjithatë, Trump paralajmëroi se SHBA-ja mbetet e gatshme të ndërmarrë “një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit në çdo moment”, nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme.

Nga ana tjetër, një komandant i lartë ushtarak iranian paralajmëroi Uashingtonin që të mos bëjë “gabime strategjike dhe keqllogaritje përsëri”, duke rritur tensionet mes dy vendeve.

https://www.panorama.com.al/trump-anulon-sulmin-e-ri-ndaj-iranit-negociata-serioze-jane-duke-u-zhvilluar/#gsc.tab=0