Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video që nis me ‘prapaskenat’ para Konferencës Ndërqeveritare.
Ai ndodhet në një sallë bashkë me ministrat Ferit Hoxha, Besfort Lamallari, Toni Gogu e Delina Ibrahimajn, si dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka duke diskutuar sesi do të vijojë axhenda.
Edi Rama: Ça kemi tani, çfarë do bëjmë?
Ferit Hoxha: Të zakonshmen. Presidenca hap mbledhjen, pastaj e merr fjalën Marta Kos dhe thotë fjalët më të mira, për hir të së vërtetës, presidenca e Qipros ka qenë shumë e mirë. I jep fjalën hapëse kryeministrit, fjala mbyllëse është përmbajtësore, fjala hapëse është e bukur.
Në një moment tjetër të videos, ndërsa shqyrton edhe disa dokumente, kryeministri nuk i la batutat.
Edi Rama: We accept (ne pranojmë) do ta themi tani…
Majlinda Dhuka: Po patjetër, se është për efekt të procedurës.
Edi Rama: Do you accept to marry him?(Pranon ta marrësh për burrë?) Yes, i do. (Po, pranoj.) Do you accept to marry her? (Pranon ta marrësh për grua?) Yes i do. (Po, pranoj.)
Pjesa tjetër e videos është një përmbledhje e disa momenteve nga takimi me Marta Kos, ku kjo e fundit hipën në një shkallë për t’u përqafuar me Ramën, ndërsa kryeministri s’ka lënë jashtë as momentin e puthjes së shkëmbyer gjatë konferencës.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, është shkrimi që shoqëron videon.










