Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka deklaruar se nisja e punës për aksin Milot-Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shkodrës, Lezhës dhe gjithë veriut.
Ndër të tjera ai theksoi se kjo do t’i japë shtysë turizmit dhe ekonomisë së këtyre zonave.
“Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot-Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës
Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit”, shkruan Rama.










