Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e parë në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të së njëjtës dosje të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Vetë Veliaj nuk është i pranishëm në gjyq, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca. Në deklaratën e lëshuar për gjykatën, Veliaj ka argumentuar se nuk ka shkuar në gjyq pasi mbajtja në kafaz është paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese.

Edhe në këtë seancë, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit. Kryesuesja e treshes gjykuese, Elsa Ulliri, vendosi që operatorët të dalin jashtë, dhe seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erjon Veliaj, të mos filmohet.

Para se çështja të ndahej GJKKO urdhëroi SPAK-un t’i dorëzonte aktet hetimore Veliajt, por ai s’ka marrë 24 nga 61 fashikujt e dosjes.

Të pandehurit me proces normal
Erion Veliaj
Ajola Xoxa
Gentian Sula
Meriman Palushi
Shkëlqim Fusha
Sokol Kryeziu
Linda Kazani
Erald Simixhiu
Ina Goxhaj
Valmir Xoxa
Flutura Xhani
Lajm në përditësim…