Massimilano Allegri dhe Milani nuk ndahen mirë; çështja e rinovimit të kontratës e tregon më së miri këtë. Mes palëve po diskutohet ende për dëmshpërblimin e klubit kundrejt trajnerit dhe stafit të tij dhe të gjitha modalitetet për shkarkimin me mundësinë që të ketë zhvillime dhe në aspektin ligjor.

Allegri nuk e ka kapërdirë fundin e një raporti të njoftuar përmes një komunikate të shpërndarë nga pronarët dhe që u publikuan në media, përpara se ai vetë të merrte një njoftim zyrtar. Njoftimi formal i nënshkruar nga presidenti Scaroni në fakt erdhi 4 ditë pas njoftimit publik. Për këtë arsye, po mendohet edhe për një kërkesë të mundshme që lidhet me dëmtimin e imazhit.

Në anëj tjetër po flitet shumë për faktin se Allegri ka arritur një marrëveshje me De Laurentiis përpara fundit të kampionatit. Efekti i këtij përplasjeje është vetëm shtyrja e zyrtarizimit të kalimit të livornezit te Napoli, por nuk frenon ndërtimin e një skuadre të nivelit të lartë.

Presidenti i Napolit dhe Drejtori Sportiv, Manna po punojnë që t’i vënë trajnerit të ri një skuadër që të jetë në gjendje që të synojë titullin. De Bruyne është i orientuar drejt largimit edhe pse armiku Conte u largua dhe te Napoli po mendojnë ta zëvendësojnë me Adrien Rabiot. Mesfushori francez gjithnjë e ka ndjekur Allegrin dhe ideja e trajnerit toskan është që ta ketë atë në dispozicion. Për portën është interesi për Matej Kovar për të cilin po bisedohet me PSV, ndërsa në mbrojtje janë dy emra që tërheqin Napolin, Mario Gila i Lazios dhe Dodo që po largohet nga Fiorentina. De Laurentiis do të duhet që bashkë me Massimiliano Allegrin të kuptojë se çfarë do të bëjnë me rikthimet nga huazimet; kush mund të qëndrojë ndoshta si alternativë dhe kush është i destinuar të largohet përfundimisht për të krijuar një buxhet për të riinvestuar.

Në Castel Volturno do të kthehen Lang, Rafa Mari, Lucca, Folorunsho, Lindstrom, Cajuste, Ngonge, Marianucci, Zerbin, Cheddira, Rao, Hasa dhe Ambrosino. Praktikisht është një formacion i dytë që mund t’i garantojë Mannas një bazë të mirë ekonomike për t’i dhuruar trajnerit të ri një grup që të jetë më shumë në linjë me idetë e tij.