Në këtë fushatë zgjedhore në Kosovë bie në sy pjesëmarrja e disa të rinjve të profesioneve dhe angazhimeve të ndryshme.
Ndër to Herolind Haskaj nga Istogu, Kosovë. Ai garon me nr 29, nga AAK.
Herolindi ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në Istog. Studimet universitare i ka ndjekur në fushën e arkitekturës, ku ka diplomuar në nivelin Bachelor në Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare në nivelin Master në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT.
Herolindi është arkitekt, planifikues urban e hapësinor dhe sipërmarrës me përvojë të gjerë në sektorin privat, në atë publik dhe si bashkpunëtor me organizata ndërkombëtare në fushën e planifikimit, trashëgimisë dhe ambientit.
Herolindi kombinon njohuritë profesionale me aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxheriale, duke u angazhuar vazhdimisht për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit dhe shërbimit në interes të komunitetit. Krahas veprimtarisë profesionale, ai mbetet i përkushtuar ndaj çështjeve me interes publik, duke besuar se kontributi aktiv qytetar dhe përgjegjësia shoqërore janë faktorë të rëndësishëm për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Vota për Herolindin është vota për më shumë siguri, të zhvillimit të vendit dhe mundësive të mëdha për të gjithë.










