‘The Guardian’ thotë se janë vjedhur këpucët e lojtarëve, përfshirë ato të Harry Kane dhe Jude Bellingham, topat zyrtarë të Botërorit, pajisjet stërvitore të ekipit, pajisjet e analizave video dhe taktike, tabelat taktike të trajnerit Tuchel si dhe shtretër e tavolina masazhi të stafit mjekësor.

Lajmi i mirë është se policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa pjesa më e madhe e materialeve janë rikuperuar. Gjithsesi kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te Anglia pak ditë para debutimit në Botëror. ‘Tre Luanët’, që konsiderohen një prej skuadrave favorite për të fituar në Botëror, luajnë me 17 qershor kundër Kroacisë.