epa09491688 A handout photo made available by the Armenian Government Press office shows Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan during his visit to the Yerablur military pantheon to pay tribute to Armenian soldiers who were killed during the 2020 Nagorno-Karabakh conflict, in the outskirts of Yerevan, Armenia, 27 September 2021. Armed clashes erupted on 27 September 2020 in the simmering territorial conflict between Azerbaijan and Armenia over the Nagorno-Karabakh territory along the contact line of the self-proclaimed Nagorno-Karabakh Republic (NKR). The war lasted 44 days. On November 9, Azerbaijan, Armenia and Russia adopted a trilateral statement on a complete ceasefire in Nagorno-Karabakh. As a result of the war, Baku regained a number of territories lost in the early 1990s. EPA/ARMENIAN GOVERNMENT PRESS OFFICE HANDOUT MANDATORY CREDIT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar zgjedhjet vendimtare, të cilat konsiderohen si thelbësore për të vendosur nëse vendi do të vazhdojë t’i afrohet Perëndimit.

Partia e Kontratës Civile, e Pashinyanit, siguroi 49.8% të votave, ndërsa Aleanca e Fortë e Armenisë doli e dyta me 23.2%. Aleanca e Armenisë doli e treta me 9.9%. Partia konservatore Armenia e Begatë, e udhëhequr nga biznesmeni Gagik Tsarukyan, u rendit e katërta me 4% të votave.

Ajo, ashtu si Aleanca e Fortë e Armenisë – e udhëhequr nga miliarderi ruso-armen Samvel Karapetyan, dhe Aleanca e Armenisë – e udhëhequr nga ish-presidenti Robert Kocharyan, është pro-ruse.

Votat e së dielës ishin zgjedhjet e para të përgjithshme që kur Armenia, një vend i vogël i Kaukazit Jugor me tre milionë banorë, pësoi një disfatë shkatërruese ushtarake nga Azerbajxhani në vitin 2023.

Kjo u pa si një provë e përpjekjes së kryeministrit për të thelluar lidhjet me Perëndimin, ndërsa përballet me presion ekonomik në rritje nga Rusia, partneri i saj më i madh tregtar dhe aleati tradicional.

Pashinyan, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2018, shpalli fitoren të hënën pasi rezultatet e hershme treguan se partia e tij kishte siguruar më shumë se 50% të votave.

Zgjedhjet tërhoqën vëmendje të konsiderueshme ndërkombëtare ndaj vendit. Franca dhe BE-ja ishin midis fuqive evropiane që përgëzuan Pashinyanin, duke vlerësuar lidhjet më të ngushta të Armenisë me Perëndimin, ndërsa kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se armenët votuan për një “të ardhme evropiane”.

Rusia e ka shtuar kohët e fundit presionin mbi Armeninë. Në fund të majit, presidenti rus i bëri thirrje Armenisë të mbajë një referendum “sa më shpejt të jetë e mundur” nëse do të bashkohet me BE-në apo do të qëndrojë në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, një bllok doganor nga i cili përfiton Armenia.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin renditi përfitimet ekonomike që Armenia do të humbiste nëse do të ndiqte lidhje më të ngushta me Perëndimin, duke vënë në dukje me qëllim se “kriza në Ukrainë filloi me përpjekjet për të ecur drejt anëtarësimit në BE”.

Rusia furnizon Armeninë me gaz me çmimin 177.5 dollarë për 1,000 metra kub, ndërsa çmimet e tregut evropian, siç ia theksoi Putin Pashinyanit në prill, i kalojnë 600 dollarët.