Kosova është rikthyer te fitorja, duke e mposhtur Andorrën me rezultat 3:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mbrëmja ishte e mbushur me emocione, pasi para fillimit të takimit u mbajt një minutë heshtje në nderim të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht. Në shenjë respekti për kujtimin e tij, lojtarët tanë ia dedikuan atij golat dhe fitoren e kësaj ndeshjeje.