Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi ndaj protestës së opozitës, duke treguar emrat e personave që sipas tij qëndrojnë pas organizimit të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar figurat politike dhe aktivistët e përfshirë në protestë, duke i cilësuar si “udhëheqësit e Shqipërisë së re”.
Në video shfaqen:
-Deputeti i PD, Klevis Balliu,
-Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj,
-Lëvizja Bashkë, Arlind Qori
-Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.
“Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë e re” të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet, marrin like-t. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punë”, shkruan Balla krahas videos.










