Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar tha se janë pro projketit për investimin në zonën e Zvrërnceit të paraqitur nga Jared Kushner.

Berisha tha se problem i Zvërnecit është shndërruar në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare problemi i Zvërnecit, por theksoi se PD e mbështet haptazi këtë projekt që e ka zanafillën sipas tij që kur Trump nuk ishte zgjedhur për herë të dytë president.

“Unë arsyeja bazë pse kam thënë po, ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë absolutisht nuk kisha asnjë dyshim se Edi Rama po blinte influenca politike. Nuk dyshoja fare në këtë. Por përsëri për mua interesi kombëtar, interesi i vendit dilte mbi këtë. Dilte mbi këtë.

Berisha foli edhe për investimit në ishullin e Sazanit, teksa i cilësoi hipokritë ata që i qajnë hallin natyrës në atë zonë që siç tha nuk preket fare nga investimi.

“Për sa i përket ishullit, ata që qajnë, elitarët e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, për të cilët le të derdhin lot krokodili sa të duan, se Sazani në mënyrë absolute, se jam marrë vetë direkt edhe paraardhësi im është marrë, Fatos Nano, ia u kemi ofruar investitorëve dhe nuk është një investim i thjeshtë.

Asgjë nuk prishet aty o miq. Ka në mënyrë të çuditshme Sazani është kjo. Nuk janë as brigjet as deti, është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë. Bimësia është, ka një bimësi e cila do ruhet. Pra, Sazani është tokë publike. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, kanë banuar. Dakord. Pra ne mbështesim investimin e huaj”, përfundoi Berisha.