Euro në rënie të lirë/ Këmbehet me 93 lekë, regjistrohen më shumë humbje për eksportuesit dhe buxhetin e shtetit.
Euro ka zbritur në nivele historike, duke u këmbyer edhe me 93 lekë në pikat valutore, ndërsa kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë ka prekur 94.21 lekë për euro, vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.
Remitancat, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, informaliteti si dhe fluksi i turistëve të huaj si pasojë e hyrjes në kulmin e sezonit turistik po e zhvlerësojnë këtë monedhë edhe më shumë në tregun shqiptar.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë euro është zhvlerësuar me 4% ndërsa kjo monedhë këmbehej edhe për 98 lekë.
Por një ecuri e tillë e kursit të këmbimit vijon të ketë humbësit dhe fituesit e saj. Në mënyrë të drejtpërdrejt preken qytetarët të cilët në pikat e këmbimit valutor vijojnë të përballen me një euro akoma më të ulët se vitet më para. Sektori i eksporteve ka vijuar rënien edhe në 2026 me në fokus atë të manifakturës ku vetëm për muajin maj pësuan një rënie me 6.3% krahasuar me prillin.
Vet administrata doganore bënë të ditur se nga zhvlerësimi i euros buxheti i shtetit ka humbur rreth 100 mln euro. Si efekt pozitiv ky kurs këmbimi ka sjellë uljen e vlerës së borxhit të huaj në 53% sipas Ministrisë së Financave.
Për të zbutur luhatjet në tregun valutor dhe për të forcuar rezervën valutore të vendit Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet përmes blerjes së euros. Sipas kalendarit të publikuar, gjatë vitit 2026 institucioni parashikon të tërheqë nga tregu mes 330 dhe 450 milionë euro.










