Dje në mbrëmje, në bulevard, njëri nga ata të PD iu afrua, me kapele, tjetrit të PD. Edhe ai me qeleshe dhe shqiponjë.

-Tani po, të njoha, por mos trego.

Turma e protestës rrotull bluante parulla ekstravagante.

-Ke parë të tjerë, mo, këtej nga tanët?

-Kam parë, kam parë, por ule zërin. Të gjithë këtej rrotull jemi, por me veshje tjetër…

Protesta e ‘Flamengove’ u vesh nëPrada. Filmi komedi i njëzet vjetëve të shkuar, me MerylStreep, AnnaHathaway, EmilyBlunt, StanleyTucci… Herë pas here na shfaqet e njëjta pamje, deja vu, kur përmes dhe për një veshje njeriu bën pakt me djallin.

Më në fund, politikanë të PD dhe bijëzave të PD, u afruan me protestën e ‘Flamengove’. U afruan duke deklaruar se ‘nuk afrohemi’, dhe ky ishte impakti i parë me djallin. Thanë se jemi ‘tjetër gjë’, domethënë nuk jemi kundër investimeve, por në fakt futen në protestë të fshehur pas qeleshesh e imitimit, si djalli i veshur me Prada. Nuk mund të tregojnë dot fytyrën e vërtetë, sepse atëherë edhe njerëzit e mashtruar sikur ‘kemi fytyrë të re proteste’, do të arratiseshin. Këta që dalin në protestë për Shqipëri të re, e kanë djegur dhe e kanë lënë pas vendin tonë, në dekada. Po kërkojnë të kthehemi te gropa e madhe.

Qysh prej ditës së parë, gjer më sot qëështë e dhjeta, protesta e Flamengove ka ndërruar veshje, fytyrë, mjete, qëllime…, derisa ka ardhur në ditën e tanishme. Në ditën e dhjetë po flasin për ‘parti politike’, jomë zogj fluturakë. Domethënë kërkojnë pushtet. Padroni, që në momentin kur lëshoi rulotën, e kishte këtë projeksion. Mesazhet që u erdhën nga kryeqytete ballkanike, të transkriptuara prej më larg, u thanë:

-Rekrutoni figura të besueshme që të flasin.

-Kujdes me edukatën, pastroni pisllëqet që bëni në rrugë.

Dy të parat nuk bëheshin, hëpërhë. E treta, bëhet sipas urdhrit qendror, nuk i dihet se ku. Por këta janë që kanë bërë pis pa pushim. Miku im ka në lagjen e tij disa nga këta, fiks këta që vërviteshin rrugicave.

‘Gjithnjë mblidhen pesë a gjashtë dhe nuk pushojnë deri në mesnatë’.

Atë natë u shfaq një grua e nervozuar, në ballkonin e katit të tretë, mbi ta. “Pushoni!’, thërriti. U hodhi kovën me ujë; atëherë u shpërndanë.