Pas Gaz Bardhit që nxitoi dy ditë më parë të propozinte në Kuvend ndryshimet ligjore që kërkojnë protestuesit, e në këtë mënyrë të identifikonte Partinë Demokratike me qytetarët, sot ishte radha e Arlind Qorit të bënte të njëjtën gjë.

Me një gjuhë që kërkonte mbrojtjen e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian, PD propozoi me urgjencë:

Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
Shfuqizimin e ligjit për “Paketën e Maleve”.
Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Por, një ditë pas PD, ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ai që depozitoi të njëjtat kërkesa si PD në Kuvend:

Shfuqizim për Paketën e Maleve.
Shfuqizim për Investimet Strategjike.
Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura.

Me sa duket, pas garës se kush rrëmben mikrofonin në Bulevard, tani ka nisur gara se kush do të rrëmbejë kauzat e protestës për ta kapitalizuar si mbështetje politike.