Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një foto me Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz në Tivat, në Mal të Zi, gjatë takimit në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Rama ka shkruar në publikimin e tij se ndau një bisedë me Kancelarin përpara se të largoheshin secila palë, njëra drejt Berlinit dhe tjetra drejt Vlorës.
“Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë” – shkruan Rama.










