Robert Ferguson, ish-agjent i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe ekspert i sigurisë
*Një analizë e huaja, meriton një qartësim nga ju vetë, cili është thelbi që ka evidenca që këtu është përfshirë një luftë kibernetike nga Irani?*
* Kjo është një pyetje e drejtë. Për të qenë i qartë, atribuimi i kësaj situate i takon autoriteteve që e kanë quajtur luftë hibride, por Irani e ka sulmuar Shqipërinë edhe më herët, në 2022 dhe Shqipëria u bë vendi i parë që ndërpreu shërbimet diplomatike. Jam i surprizuar që qeveria iranine përdor të njëjtat imazhe si në të kaluarën. Ky është një model.
*Mund të jepet një model që kemi të bëjmë me të njëjtën dorë?*
* Po, patjetër. Ajo që shohim që në 2022 dhe tani me luftën me Amerikën, ju do të jeni gjithmonë një vend me interes për Iranin. Ajo që po ndodh, cila është vlera dhe si do tju lëndojë ju? Irani po bën këtë. Ju jeni shtet sovran, ju jeni shtet demokratik, ajo që ndodh është që ka shumë pretendime se cfarë ndodh brenda. Ne kemi parë që shumë dokumente që kemi parë në internet lidhen me Iranin dhe ajo që ata duan të shohin. *Ata do të shikojnë të dyja anët e medaljes për Shqipërinë, ata që janë pro dhe kundër dhe do të përpiqen të krijojnë përçarje dhe ta bëjnë këtë cështje ndërkombëtare. Nëse krijojnë përçarje dhe ta bëjnë Shqipërinë kundër fqinjve të saj ky është skenari i parë edhe më herët për të parë se cili është kundër tyre. Ajo që po shohim tani është që Irani po përpiqet ta kthejë këtë në një problem ndërkombëtar*.
*Ju po më thoni që do të bëhet një qasje e fortë pro apo kundër, që ka thirrje kundër Izraelit apo Amerikës, këto lloj çarjesh po analizohen si përplasje të forta, por pse ju e çoni në nivel ndërkombëtar?*
* *Iranianët duan të shikojnë që Shqipëria dhe shqiptarët të largohet nga Perëndimi*, ky është recordi që ata kanë, e bëjnë këtë gjë më të lehtë. Ajo që po shohim është ajo që nuk duam të shohim. Në Amerikë kemi 200 vite demokraci por nuk mund të lejojmë asnjë situatë të bëjë ndarje të sovranitetit dhe kjo është ajo që nuk duhet të lejojmë.
*Si ndahet çështja e Iranit nga të korrupsionit, si ta kuptojnë shqiptarët?*
* Mendoj se është një shqetësim i vërtetë lidhur me situatën aktuale por mund t’ju them se nëse ka korrupsion, atëherë sovraniteti i Shqipërisë të merret me këtë gjë. Ju keni një parlament demokratik që e ka votuar populli. Unë kam dëgjuar që ka persona të korruptuar që janë në burg. *Por nuk mund të lejojmë iranianët që të krijojnë përçarje mes shqiptarëve dhe fqinjve të saj dhe ta largojë nga Perëndimi*.
*Si munden shqiptarët të mos jenë mjet të këtyre axhendave ndërkombëtare?*
* Ajo që kemi zbuluar është që kemi një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të NATO-s, ju keni një shërbim sekret shumë të mirë dhe SHBA është gati të bashkëpunojë me të gjithë aleatët. Por nëse ky problem që ju referuat, ajo që *po flasim është fqinji kundër fqinjit dhe nuk mund të lejojmë që iraninët të fusin duart apo ndërhyjnë*…Në mënyrë që të keni marrëdhënie të forta ekonomike apo diplomatike është e rëndësishme të keni një shërbim sekret të mirë.
*Më jepni dy tre ilustrime….*
* Eshte shumë e lehtë, në 4-5 muajt e fundit ka ndodhur e njëjta gjë, gjatë luftës që kemi pasur me Iranin, kanë përdorur të njëjtat reklama, imazhe dhe këto i përdorin për të krijuar ekstremizëm në Amerikë. I kemi parë disa nga sulmet e tmerrshme në SHBA dhe nuk mund t’i ndalojmë të gjitha por nuk mund të shkaktoni përçarje tek populli amerikan. Ky është çelësi, e njëjta gjë vlen për Shqipërinë, cdo gjë që të ndodhë në Shqipëri është një vendim i Shqipërisë, jo ndërhyrje nga jashtë.










