Modelja e njohur Rike Roçi ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me pushimet e saj në Vlorë dhe aludimet për personin që e shoqëron.

Pak ditë më parë, mediat rozë raportuan se Roçi po kalonte fundjavën në një hotel luksoz në bregdet, ndërsa në një prej fotove të publikuara prej saj u vu re prania e një personi tjetër, gjë që nxiti spekulime mbi jetën e saj private.

Përmes një postimi në Instagram Story, modelja shpreh pakënaqësi ndaj mënyrës se si është trajtuar lajmi, duke akuzuar portalet për publikimin e thashethemeve dhe jo të fakteve.

Roçi ironizon aludimet e bëra, ndërsa thekson se nuk ka ndërmend të tregojë identitetin e personit në fjalë. Por për ti shtuar pak piper situatës, ajo zbulon se personi në fjalë është një moshë me të dhe se është shumë i mirë.

Reagimi i plotë i Rike Roçit:

“Bashkë në Neë York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë qe me paskeni parë ju, gojët e liga. ????

Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqisni si fakte të kryera. Thashetheme pazari, vetëm për t’i dhënë ligësisë që mbani brenda.

Dhe, sa për informacion, që ta keni shpirtin të qetë dhe në paqe: ne kemi një moshë dhe ai është shumë, poooooo shumë i MIRË. Por nuk ju a tregoj se keni Sy ????Tani plasni nga inati dhe kthehuni sërish te jeta juaj bosh dhe e trishtuar.