Deputeti i PS Pirro Vengu deklaroi se janë zbuluar sponsorizuesit e protestës dhe përfituesit e saj.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Vengu tha se sposorizuesit janë ata që investojnë në rritjen e zemërimit, përmes lajmeve të rreme, prishje të aseteve publike dhe rritje të tensionit.
Sipas Vengut bëhet fjalë për forca politike dhe kolegë të tij në Kuvend.
“Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe përfitues. Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe sponsorizues. Përfituesit i kemi parë, janë atë njerëz që nuk kërkojnë zgjidhjen e halleve të qytetarëve, janë forca politike që kërkojnë të kapitalizojnë mbi zemërimin e njerëzve. Sposorizuesit janë ata që investojnë që ky zemërim të rritet, qoftë në formën e artikulimeve në media, fake news, element që s’kanë ndodhur kurrë, prishje të aseteve publike, rritje të tensionit. Patjetër janë forca politike, i kemi në Kuvend, janë njerëz që deligjitimojnë administratën, janë kolegët tanë në Kuvend. Jemi përballë një realiteti ku kemi pranuar fatkeqësisht që të përdoret gjuha e linçimit, dhe fjalët kanë peshë, siç e zbuluam sot, sepse sot pamë edhe skena, hajde de ne burrat që durojmë, por ato dy zonja kolege të nderuara, që s’kanë qenë kurrë në pozicione ekzekutive, janë të votuara, çfarë taksirat kishin që të kishin sulm fizik”, u shpreh Vengu.










