Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare u shoqërua sot me debate, pas kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e tyre.
Në fjalën e tij, kryetari i Grupit Parlametar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se PD-ja nuk është përfaqësuese e protestës dhe madje, ka ardhur në mbledhje duke i deformuar kërkesat e tyre.
Më tej, Balla ka sfiduar PD që të kërkojë një mocion mosbesimi, nëse kanë këllqe, dhe të caktojnë kandidatin e tyre për Kryeministër.
“Keni ardhur këtu me kërkesat e protestuesve, madje dhe i keni deformuar ato. E para, unë nuk iu qas e as ju njoh fare për përfaqësues të protestës. Ju jeni humbësit më të mëdhenj të kesaj proteste. E dyta, kërkoni mocion me debat për dorëheqjen e Qeverisë. Po keni këllqe dhe fundshpinë hajde bëni mocion mosbesimi, mblidhni 35 firmat dhe caktoni kandidatin tuaj për Kryeministër”, tha Balla në mbledhje.










