Kryeministri Edi Rama është shprehur se shekulli i XXI po prodhon proletariatin e Algoritmit.Sipas kryeministrit Rama, fuqia e algoritmit i ka dhënë njerëzve diçka që dikur fitohej vetëm me vite pune, dukjen.Rama tha se sot demokracia po përballet me njeriun që s’ka bërë kurrë asgjë në jetën e tij dhe që kërkon të qeverisë vendin.“Kush shkon dhe kërkon një like dhe një folloë me zemërim, punon kundër fëmijëve të tij. Çdo kohë prodhon një figurë të saj karakteristike. Nëse shekulli 19 prodhoi proletariatin industrial, shekulli 20 prodhoi shoqërinë e mas-medias, shekulli i 21 po prodhon proletariatin e algoritmit. Një klasë e re që nuk e bashkon puna, por vëmendja. Nuk e bashkon prodhimi, por shija e konsumimit të vetes në ekran. Dhe mbi të gjitha e bashkon një iluzion shumë i madh, që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke. Unë s’kam besuar se demokracia është pronë e ekspertëve dhe politikanëve, sepse realisht besoj se është pronë e qytetarëve. Liria e fjalës në demokracitë funksionale nuk e ka përmbysur kurrë ligjin e pashkruar të gravitetit të dijes. Në bazë të dijes, vendimmarrësit kanë marrë vendime.Sot për herë të parë në histori demokracia po përballet me njeriun që mund të mos ketë ndërtuar kurrë asnjë gjë, që mund të mos ketë bërë asnjë shkollë dhe që nuk ka administruar kurrë një zyrë me 3 vetë. Megjithatë ky tip zgjohet në mengjes, me bindjen që e kupton shtetin më mirë se kushdo. Sepse algoritmi i ka dhënë atij diçka që dikur fitohej vetëm me vite pune, dukjen. Vendosjen e vetes në vëmendjen e të tjerëve. Jo duke bërë ndonjë propozim për atdheun, por duke thirrur ‘vdekje tradhtarëve’ të atdheut. Nuk ka rëndësi nëse ajo që shpërndahet është e drejtë. Mjafton të jetë e fortë dhe skandaloze. Pikërisht në këtë klimë ndodh edhe diçka tjetër. Sapo krijohet një krizë, shpërthen një ekzaltim kolektiv, duke pritur të gjithë të bëhen pjesë e saj, për faktin se është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur babëzinë që algoritmi njësoj si droga ta nxit që të shtojë dozën”, tha mes të tjerash Rama.
Home Lajme Aktualitet Kryeministri Rama: Shekulli XXI po prodhon proletariatin e algoritmit! Demokracia po përballet...










