Në median sportive spanjolle shpërthejnë polemika të forta dhe shkaku për këtë është bër Rade Bogdanovic.
Ish futbollisti i Atletico Madrid bëri një deklaratë aspak të këndshme teksa ishte duke komentuar ndeshjen mes Belgjikës dhe Iranit në një televizion të Serbisë. Bogdanovic foli për momentin e ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit belg Ngoy dhe aty bëri edhe komentin e pavend
‘Kartoni i kuq i Ngoy? Unë nuk jam racist, por gjithnjë e kam thënë se futbollistët me ngjyrë nuk e ruajnë përqendrimin për më shumë se 60-80 minuta’-ishte deklarata e Bogdanovic, një deklaratë që u stigmatizua menjëherë në median iberike.










