Ministri i Drejtësisë Toni Gogu nënvizoi sot rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi.
Gogu ndau momente nga vizita në “Neues Museum”, në Berlin.
“Peshorja e drejtësisë, simboli i njohur në gjykatat tona i ka rrënjët 4,000-vjeçare këtu, në konceptin egjiptian të Ma’at: e vërteta, barazia, rendi”, tha Gogu.
Gogu theksoi se “Reforma e Drejtësisë që po ndërtojmë nuk është vetëm kërkesë europiane”.
“Është vazhdim i asaj thirrjes të brendshme shumë më të vjetër dhe më thelbësore, bindjes se shteti pa drejtësi nuk është shtet”, shtoi ai.










