Teherani njoftoi sot mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar. Sipas komandës ushtarake iraniane, vendimi erdhi pas asaj që Irani e cilëson si shkelje të marrëveshjes me SHBA-në për shkak të sulmeve izraelite në Liban.
Ndërkohë, Izraeli ka bërë të ditur se ka pezulluar sulmet qe kanë shkaktuar 16 viktima.
Nga ana tjetër, Uashingtoni kundërshton lajmet se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur realisht. Sipas autoriteteve amerikane, pavarësisht njoftimit të Teheranit, trafiku detar në këtë korridor strategjik vazhdon.










