Për të parën herë që nga nisja e bllokadës detare amerikane përpara dy muajsh, cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit.
Lajmin e përcjell platforma online platformës “Tanker Trackers”, që monitoron lëvizjet e anijeve. Ky zhvillim ndodh në një moment kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare më 19 qershor në Zvicër, që synon t’i japë fund konfliktit të nisur në fund të shkurtit.
“Tanker Trackers” e cila ndjek transportin global të naftës përmes të dhënave satelitore dhe gjurmimit digjital, thotë se është regjistruar për herë të parë eksport i naftës iraniane pas dy muajsh ndërprerjeje. Të dhënat tregojnë se dy super-cisterna të Kompanisë Kombëtare Iraniane të Cisternave, të identifikuara si “Diona” dhe “Hero2”, kanë kaluar përmes zonës së bllokuar dhe janë ngarkuar me rreth 3.8 milionë fuçi naftë nga terminalet shtetërore, përpara se të niseshin drejt destinacioneve të tyre. Më vonë, u raportua edhe kalimi i një tjetër cisterne iraniane përmes zonës së kontrolluar nga marina amerikane.










