Fermerët e Korçës ashtu si në gjithë vendin mund të jenë përfitues pas hapjes së fazës së aplikimeve për 12 skemat kombëtare të mbështetjes.
Teksa interesi ka nisir që në ditët e para ky proces pritet të ndryshojë hartën e përfituesve në një qark ku vitet e kaluara mbi 10,800 fermerë merrnin naftë falas, ndërsa 3,000 deri në 4,000 të tjerë përfitonin nga skemat e blegtorisë apo bletarisë.
Ndryshimi më i madh këtë vit prek pikërisht skemën e tokës, ku nafta zëvendësohet me para në dorë, por pragu i përfitimit rritet në 3 hektarë sipërfaqe.
Për shkak të copëtimit të tokave në Korçë, që ky numër fermerësh të mos ulet, atyre u duhet të bashkohen me kontrata zyrtare. Nga ana tjetër, ulja e kritereve pritet të rrisë fluksin përtej 4 mijë aplikuesve në blegtori dhe bletari.
Mes 12 skemave, mbështetje e fortë vjen edhe për investimet për fermerët e rinj nën 40 vjeç dhe për mekanikën bujqësore.
Ndërsa procesi sapo ka nisur, blegtorët korçarë janë optimistë për rritjen e subvencionit, ndërsa bujqit e vegjël duket se janë më në vështirësi për shkak të sipërfaqes së kërkuar dhe nevojës për tu bashkuar.










