Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve, se gardhi metalik në Bulevard është vendosur për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael.

“Njoftimin e kemi bërë në mëngjes. Kjo pjesë është zonë sigurie për ndeshjen Shqipëri-Izrael, për këtë arsye duke qenë se janë marrë të gjitha masat, nuk do lejohen të kalojnë. Këto janë masa sigurie që vendosen çdo ndeshje, është standard i vendosur prej kohësh dhe nuk do bëjmë ndryshime për këtë aktivitet”, u shpreh drejtoi i policisë.