Edi Rama ka pritur sot në kryeministri kreun e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Pas fjalës së tyre, u mirëpritën pyetjet e gazetarëve, ku Rama u pyet në lidhje me projektin e Zvërnecit.
Rama konfirmoi se projekti do të vazhdojë, por është i gatshëm të ulet dhe të flasë me përfaqësues të protestuesve.
“Janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar, që i përkasin viteve 1990. Çudi e madhe, se nuk ka projekt. Është vetëm një koncept që është miratuar dhe është shoqëruar me shumë kushte për projektin që pritet të vijë.
Nuk e kemi ende studimin mjedisor, që do të vijë dhe po kryhet nga një prej konsulencave më reputacionin më të madh botëror. Dua ta mbyll në lidhje me ata që pyesin: Ç’na duhen ne këto zhviullime që nuk i aksesojmë dot sepse janë për të pasurit?
Ekonomitë serioze dhe vendet që te turizmi kanë një nga burimet kryesore të të ardhurave, nuk maten me kush fle në dhomë, por me sa para hyjnë në ekonomi dhe si shpërndahen ato në paga, pensione, biznese dhe shërbime publike. Njëmijë turistë që shpenzojnë 100 euro në ditë janë ngarkesë që sjellin ndikim, sepse kemi 100 mijë euro, por me shumë ngarkesë.
Ndërkohë, 100 turistë që harxhojnë 2 mije euro në ditë, sjellin 200 mijë euro, pa shumë impenjim, me më pak beton, më pak shpenzime. Është llogari e bërë, për çdo 1 euro të shpenzuar në një resor, gjenerohen 1.6 deri në 2 euro përreth tij.
Shumica e popullit grek nuk shkon të flejë në Costa Navarino, por populli grek fiton nga të ardhurat e tij. Turizmi në Maldive gjeneron 40% të turizmit dhe 25% e tyre vijnë nga resortet luksoze. Një studim i FMN ka treguar se një natë në resort gjeneron më shumë sesa 1 mijë net në një vend normal.
Mali i Zi është vendi më i vogël i rajonit, është nisur njësoj me vendet e tjera të ish-Jugosllavisë dhe ka pagat më të larta në rajon. FMN thotë se rritja e turizmit në këtë vend ka ndikuar rritjen e turizmit. Një pjesë e madhe e kësaj është prej resorteve luksoze.
Përse nuk thonë njerëzit: Përse kemi aeroport kur nuk kemi aviona? Përse ka fabrika makinash, kur nuk blej dot makinë? Investimi nuk ndalet, por natyrisht unë jam shumë i hapur të flas, siç kam qenë edhe në herët e tjera.
Studentët përfituan paktin e universitetit falë atyre që protestuan. Ndalu ti se jemi ne nuk funksionon me mua. Populli është ai që flet në ditën e zgjedhjeve. Ne të tjerët jemi individë që na bashkon një kauzë, një interes, por populli është diçka tjetër”, tha Rama.










