Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në një takim zyrtar në ndërtesën e Presidencës kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Mësohet se, pas këtij takimi, Costa u prit në ndërtesën e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti.
Bëhet mje dije se, gjatë qëndrimit në Prishtinë, zyrtari i lartë evropian pritet të zhvillojë takime edhe me liderët e partive të tjera politike, ndërsa më 4 qershor do ta vijojë turneun e tij zyrtar në Beograd.










