Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me mediat është pyetur nëse do ishte në kushtet e atilla mes dhënies së një dorëheqje apo burgut, nisur kjo nga protestat ditët e fundit.

Rama shprehet se me krenari ka udhëhequr një betejë për Shqipërinë, me qëllim hapjen e rrugës së reformës në drejtësi.

“Koha kur njerëzve u tregohej burgu në rrugë është një kohë të cilën e kemi lënë shumë pas. Unë jam njeriu që me krenari kam udhëhequr betejën më të madhe historike për shqiptarët duke i hapur rrugë reformës në drejtësi, duke i dhënë jetë një strukture tërësisht e pavarur nga unë dhe bën punën në shërbim të drejtësisë. Kjo është prap pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve. Kam parë shumë nga këto dhe s’më bëjnë përshtypje, është një film shumë i vjetër”, tha ai.