Sali Berisha i injoroi sërish thirrjet e protestuesve që prej 14 ditësh nga bulevardi kërkojnë edhe ndëshkimin e tij, njëjtë si për kryeministrin Edi Rama. Kryetari demokrat tha se e vetmja zgjidhje për të rritur numrin e turistëve në vend është largimi i vetë Ramës.
Në videomesazhin e tij, Sali Berisha i injoroi sërish thirrjet e protestuesve që prej 14 ditësh nga bulevardi kërkojnë edhe ndëshkimin e tij, njëjtë si për kryeministrin Edi Rama.
Por, Ramës i kërkon që t’i dëgjojë thirrjet në Bulevard, duke reaguar mbi deklaratat se protestat do ketë efekt në numrin e turistëve.
“Armiku numër 1 i turizmit në Shqipëri sot për sot është Edi Rama. Jep dorëheqjen që të vijnë turistët meqenëse ti e shtrove në çështje kryesore” tha Berisha
Berisha këmbëngul se nuk ka forca të huaja që ndërhyjnë në protestë, por shqiptarë që nuk jetojnë këtu, es u detyruan të largohen:
“Po në protestë ka dhe do ketë banorë, qytetarë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri, që banojnë në Kosovë, Maqedoni, por që banojnë në mbarë Europën dhe botën. Shqipëria është dheu i dashur i tyre dhe ata përjetojnë në dhimbje të madhe dramën e tmerrshme që i krijove këtij vendi duke përzënë nga Shqipëria si me platformën e Vaso Çubrilloviçit dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë duke përzënë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1 milion e 100 mijë shqiptarë në 10 vite” tha Berisha.
Vetë kryedemokrati i ka lënë pezull protestat e tij të kilometrit të fundit për rrëzimin e Edi Ramës. Duke shpresuar që të realizojë përmes protestës, atë çka nuk ka mundur ta arrijë vetë prej vitesh, dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë teknike, Berisha i ka kërkuar të vetëve që t’i bashkohen manifestimeve të përditshme në bulevard.
Videomesazhi i Sali Berishës
“Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj, mbase 200.000 qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Por siç ka faktuar historia, diktatorët të verbuar nga pushteti nuk dëgjojnë të tjerët, nuk njohin realitetin dhe së fundi nuk marrin ndonjëherë vendime të drejta.
Ai sot në monologun e tij u rrek përsëri të fajësojë protestën për turizmin, madje solli edhe shembuj të agjencive që protestojnë, e vërteta është se antimitingjet e Ramës por edhe të ndonjë agjencie janë të tëra akte antidemokratike mbasi armiku numër 1 i turizmit në Shqipëri sot për sot është Edi Rama. Jep dorëheqjen që të vijnë turistët meqenëse ti e shtrove në çështje kryesore.
U ndal gjerësisht në mendësinë e tij të vjetër komuniste për fashistët dhe thirrjet fashiste të protestuesve. Edi Rama me këto nuk mund të mashtrosh njeri.
Protestuesit janë në një mision të madh të përmbysjes së diktaturës autokratike që instalove bashkë me klanet e drogës, organizatat kriminale dhe qeveritarët e tu. Ndaj dhe ka vetëm një rrugë, jep dorëheqjen në mënyrë që kjo verë të shtrohet në verën e fitores së demokracisë, fitores së shqiptarëve.
Po në protestë ka dhe do ketë banorë, qytetarë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri, që banojnë në Kosovë, Maqedoni, por që banojnë në mbarë Europën dhe botën.
Shqipëria është dheu i dashur i tyre dhe ata përjetojnë në dhimbje të madhe dramën e tmerrshme që i krijove këtij vendi duke përzënë nga Shqipëria si me platformën e Vaso Çubrilloviçit dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë duke përzënë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1 milion e 100 mijë shqiptarë në 10 vite.
Fole se dy gjëra nuk negocion ti, të ardhurat dhe rritjen ekonomike. Po ato të ardhura i përvetëson ti dhe oligarkët e tu kurse shqiptarëve u ngelen thërrime.
Ndaj dhe ajo që mbetet të bësh, akti më i rëndësishëm, jep dorëheqjen sa nuk është vonë. Ky revolucion, kjo protestë, kjo lëvizje nuk ka të ndalur, do realizojë plotësisht misionin e saj.
Është një lëvizje çlirimtare në raport me diktaturën tënde autoritare.










