Çështja e projektit që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec vijon të jetë e disakutuar edhe në arenën europiane. Së fundmi, Komisioneërja Marta Kos është pyetur në lidhje me protestat dhe ligjshmërinë e këtij projekti.
Në një video të publikuar nga vetë kryeministri Rama, Kos shprehet se qeveria shqiptare ka dhënë garanci se do të zbatohet me detaje çdo rregullore e BE-së në lidhje mbrojtjen e natyrës dhe fakti që kjo ndodh në procesin kur Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit, është një provë e madhe për vendin tonë.
Nga ana tjetër, Kos foli edhe në lidhje me protestat, ku shpreh se liria për të protestuar është shumë e rëndësishme.
“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama.










