Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale këtë të enjte pas debatit të ndodhur në Kuvend, ku deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, iu afruan kreut të qeverisë në një përplasje verbale.
Rama publikoi një video nga momenti i debatit, të shoqëruar me një këngë ironike me vargjet: Dy ballista në një portë dale dale, njëri korbë e tjetri sorrë dale.
Në statusin e tij të fundit, Kryeministri vijoi ironitë ndaj dy deputetëve të opozitës, duke shkruar:
“Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës
Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve.”
Reagimi i Ramës vjen në vazhdën e tensioneve dhe shkëmbimeve të akuzave mes mazhorancës dhe opozitës në seancat e fundit parlamentare.










