Një lojë kalçeto dyshohet se është shkak i nisjes së një konflikti banal mes dy personave që përshkallëzoi në përdorimin e armës së zjarrit në zonën e Paskuqanit.
Ardian Baloshi ka mbetur viktimë ndërsa autori është Sadik Llanaj, i cili është shpallur në kërkim. Në vendngjarje ndodhet policia si dhe forcat RENEA për shkak se autori është i armatosur dhe po punohet për kapjen e tij.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz. Mësohet se viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Ardian Baloshi.
Baloshi u dërgua i plagosur në spitalin i Traumës. Sipas informacioneve paraprake i riu ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërsa autori është identifikuar si Sadik Llanaj. Policia po punon për kapjen e tij ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar.










