Nga Fadil Nasufi
“Nje lider ka te drejte te goditet, por kurre nuk ka te drejte te cuditet”
Napolon Bonaparte
Protestat e perditeshme ne Bulevardin Deshmoret e Kombit kane zgjuar reagimin qytetar dhe kundershtite e tyre ndaj qeverise dhe klases politike qe drejton vendin prej 35 vitesh.
Pa u mare me permbajtjen e kerkesave te tyre, pershendes jo vetem kurajon dhe papajtueshmerine me shume ceshtje per te cilat protestuesit nuk kane dakortesi, por duhet pershendetur edhe demonstrimi
paqesor, pa incidente, me vetepermbajtje dhe administrim shembullor , cka tregon maturim ne kulturen tone te ushtrimit te lirise se shprehjes dhe te protestes por edhe nje model dhe standart demokratik qe ka vendosur dhe respekton mazhoranca socialiste!
Nga ana tjeter, protesta eshte bere arene e “perleshjes” te gjithfarelloj aktoresh e faktoresh qe kerkojne te nxjerrin dufin ndaj “narkoshtetit”, “diktatures”,”shtetit monist “, “shitjes se atdheut”, “korrupsionit”, “oligarkise” etj etj pa e mar vesh se cilit ti qash hallin me pare:
Ti qash hallin dhe ti shkosh mbrapa nje ish pushtetari socialist qe kur u ngjit ne maje te pushtetit edhe pa merite-thoshte “rrofte PSSH”, ndersa diten qe la karrigen ..sperkat me helm partine qe e beri te ishte dikushi!
Ti besosh nje “zeri kritik” qe sa ishte ne kupolen e PSSH dhe ne kabinetin qeveritar- nuk shkelqente per puneberje apo qendrime parimore, por investohej per te qene yesmen, per te shpikur formulime ekzaltuese ndaj liderit, apo per te demonstruar kaperdisjen e pushtetit me aq fodullek sic e kemi ne gen ne shqiptaret!
Te rreshtohesh ne krah te atyre, qe partite i vlersojne per perfitimet qe presin tu vijne , qe i konceptojne partite si llogore lufte ndaj kundershtarit politik dhe si torte pushteti qe ndahet vetem brenda llojit?!
Te shokohesh nga analizat “exkatedra”dhe traktatet filozofike te atyre qe heshtin kur jane ne sofren e pushtetit dhe behen te zhurmshem sapo karriera e tyre perfundon?!
Te motivohesh nga dyfytyresia e atyre qe e kane bere mode” besnikerine politike” dhe perfitueshmerine e privilegjeve nga PSSH dhe nga ana tjeter filtrojne me kundershtaret politike ose “ mbajne nje dore ne revani e nje ne bakllava?!
Te admirosh si lider apo misionare te nje projekti te ri politik ata qe e shohin Shqiperine nga avioni, nga ekrani i celularit, nga sallat me ajer te koindicionuar, qe rrine me garderobe ne makine,pa ecur asnje kilometer ne territor, dhe pa e veshur asnjehere “ uniformen” e sherbetorit publik?!
Te frymezohesh nga ata sharlatane te sponsorizuar qe kur marin mikrofonin perpara turmave vetem nxisin destabilizim, injektojne urrejtje, artikulojne fjalorin me ordiner dhe te vetmen alternative kane burgun dhe TQR?!
Te impresionohesh nga te shiturit,te paguarit dhe nga ata “ qe e nxjerrin buken e gojes” duke share Shqiperine, qe duan qe punet e Shqiperise te vene keq e me keq dhe e ardhmja e Shqiperise te jete “ sic do hasmi”?!
Te topitesh dhe te ndihesh ne faj nga stuhia e dalldisur e rrjeteve sociale dhe kori i madh i algoritmeve qe te masakrojne me te paverteta dhe te shplajne trurin me akuza, me etiketime, me perfshirje ne zullum, me damkosje se po qe njeri publik, je hajdut, i korruptuar dhe mbartes i te gjitha te keqijave qe ka djalli vete!!
Dhe te ndihesh inferior ndaj kurajos se i zoti eshte ai qe damkos, jo ai qe punon, se idhull eshte ai qe shan dhe jo ai qe te respekton, se fitues eshte ai qe vjedh dhe jo ai qe i perkushtohet punes se ndereshme, se me shume vlere ka pazarliu dhe jo isliu…?!
Ti referohesh si model idealizmi dhe si pendese ndaj te kaluares qe i pasuroi atyre qe dje na zinin me gure dhe sot na komandojne sikur te jene shenjtoret dhe guret e themelit te kauzes se socilaisteve… ?!
Te jesh si optimist ne krah te te drejtit dhe te njeriut qe perballet me sfidat e jetes dhe te zhgenjehesh qe fati i tyre meret peng nga rrufjanet, manipulatoret dhe “patriotet e medhenj” te kauzes per pushtet !!
Kohe paradoksesh, hipokritesh dhe tregetaresh te flamujve politike!!
Dhe ne kete kohe zhvillimesh e mashtrimesh je ne dileme per te shprehur nje mendim dhe per te mbajtur nje qendrim:
Nga shume miq e dashamires dhe nga shume zera aprovues e kundershtues kam mare mesazhe dhe reagime per kete situate qe ne thelb kerkojne reflektim, kerkojne transparence, dhe ne te zgjedhurit te vihemi ne sherbim te se vertetes duke cmontuar genjeshtrat dhe shpifjet!
Pasojat e mosveprimit dhe heshtja jane kosto per te ardhmen!
Oportunizmi dhe heshtja eshte zgjedhje e atyre qe kerkojne te vegjetojne dhe qe kane frike te dalin ne fushen e betejes!
Nje nga sindromat qe po shfaqet ne keto momente eshte frika per tu perballur ne debatin publik sepse je nen agresionin e stuhise se sharjeve dhe etiketimeve te banaqeve televizive dhe te rrjeteve sociale!
Emerson thoshte :”Frika thyen me shume njerez se sa cdo gje tjeter ne bote”!
Nuk duhet ta lejojme friken te behet pjese e jetes sone, sepse ajo kthehet ne nje emocion negativ dhe ne nje qendrim humbes!
Une nuk kam ndermend te le pershtypje tek portalet anonime dhe adresat fallso, dhe as tek te ashtuquajturit kritike qe “zoterojne monopolin e te vertetes” -por ne fakt jane pronaret e manipulimit!
Injoranca nuk ka ndonje atribut!
Injoranca kundershtohet nga rezultatet.
Dhe rezultatet qe ka arritur Shqiperia nen drejtimin e EDI RAMES jane epokale:
Dikush ka thene se te mos e njohesh historine, eshte si te jesh nje gjethe e cila nuk e di se eshte pjese e nje peme.
Miq te dashur!
Jemi bashkekohes te nje ndryshimi te madh,te nje transformimimi historik te vendit tone, te nje prestigji te admiruar nderkombetar, te nje partneri serioz dhe te besueshem ne aleancat euroatlantike dhe me prane se kurre ne dyert e BE.
Ne jemi nje popull i regjur nga fatkeqesite, qe kemi derdhur shume gjak bujar ne rrjedhat e historise per te na asgjesuar si komb dhe si shtet!
Nderkohe trashegojme nje kulture veteshkaterruese dhe percarese midis vetes si shqiptare, qe buron prej energjise individualiste, prej kaperdisjes, fodullekut , kultures se forces, dhe prirjes se mosvazhdimesise se rritjes qe ate e e ben i pari nuk e vazhdon i dyti…
Edhe kujtesen e kemi te shkurter ndersa punes i kerkojme qysh ne fillim rezultatin perfundimtar, jo procesin e gjate te kryerjes se saj.
Ose sic thuhet :Themi ne fillim plac , dhe jo puna e mbare!
Kur te gjithe po kerkojne fajtorin dhe po bejne gjyqet publike te Qeverise dhe Edi Rames ku te mundin dhe me sa me shume pretenca e akuza qe te mundin, e shoh te arsyeshme te sjell disa fakte per ata qe kane sy e veshe, per njerezit e zakonshem te ketij vendi dhe per ata qe kane si virtyt bindjen ndaj pushtetit legjitim .
PSSH e nisi qeverisjen ne vitin 2013 kur Shqiperia ishte ne udhekryq, me buxhete te rrenuara dhe e infektuar teresisht nga sindromi
i partise shtet, nga klientelizmi dhe rrumpalla
haxhiqamiliste e qeverisjes!
Edi Rama ndali rrokopujen dhe rreshqitjen e vendit ne krizen e pashmangeshme qe gjunjezoi shume vende te BE.
Rama beri ndryshimin dhe shpetoi vendin nga depresioni ekonomik e social dhe ndermori reforma te thella shtetformuese dhe europianizuese.
-Reformat e medha dhe reformatoret e medhenj jane shanse per nje popull dhe per nje epoke
-Kryeministri Rama, guxoi dhe mori mbi supe nje sfide qe te tjeret para tij as nuk e enderronin dhe qe nuk behej fjale ti futeshin detit ne kembe!
-Vetem ai mund te bente ndryshimin duke shfaqur nje kurajo dhe nje vullnet te paepur ne nje kohe teper te veshtire per vendin!
-Rama nuk pranoi nje agoni te mjerueshme te Shqiperise se zhytur ne krize e ne kaos,por mori rriskun dhe faturen e operacioneve te thella per shtetndertimin ,sepse e dinte qe kostoja e reformave do ishte e larte,por moszhvillimi i tyre do ishte i lemeriseshem per vendin!
-Rama ishte trau i fatit per vendin, qe ndali rrokopujen dhe drejtimin pa krye te vendit dhe e futi shtetin ne shinat nga ku kishte dale.
-Shqiptaret e shohin Ramen edhe si njeriun qe i frymezon dhe i bind per ta votuar fuqishem ,edhe si shtetarin e rrepte qe ndeshkon ne emer te ligjit dhe shtetndertimit,edhe si liderin e spikatur te PS,ashtu edhe Kryeministrin me natyren kontraverse per te vepruar ne realitetin e veshtire shqiptar,ku te gjitheve u kerkohet te paguajme cdo cmim ,te durojme cdo barre,te perballemi me cdo veshtiresi,per te kuruar plaget dhe per te ndertuar shtetin e se drejtes!
-Kembenguja pa kthim ne zhvillimin e reformave,dhe suksesi i shumepritur i reformave e kane vene Ramen ne epiqender te opinionit publik qe vleresohet me adhurim nga qytetaret, qe pershendetet edhe nga te djathtet( jo politikanet),por edhe te sperkatet me helm nga disa te majte( politikane qe kane vegjetuar ne PS)
-Rama eshte nje qytetar i klasit te pare,i prejardhur nga trung i hershem qyteterimi,nje shtetar me sqime,nje polemist dhe orator qe bind dhe qe fiton mbi cdo perbaltje dhe intrige sepse eshte nje lideri natyral qe punon shume,eshte nje politikan qe ka per besnikeri politike jo llogoren e pushtetit ,por shtetndertimin.mirqeverisjen,standartnin dhe europianizmin e Shqiperise.
-Padyshim,qe Kryeministri qeveris ne nje kohe,kur kerkohen shume gjera… dhe ata qe i kane lene reformat pa bere i kerkojne llogari per punet qe nuk kane bere vete ose i kane bere keq!
-Rama eshte ” belaja” e klases se vjeter politike dhe kryeministri qe u ka hapur telashe zullumqareve dhe shperdoruesve te pushtetit… ndaj dhe ata behen bashke per ta penguar dhe per ta vene ne qender te tabllose per ta ndalur ne rrugen e reformave te medha dhe historike te vendit!
-Rama eshte pjese e psikikes kombetare dhe po kthehet ne embleme e shpirtit te popullit,sepse njerezit ,pamvarsisht se nuk kane mare pritshmerite maksimale nga qeverisja e ketyre kater mandateve,jane shpreseplote dhe me besim te palekundur se Edi Rama eshte Kryeministri i duhur dhe politikani qe flet me zemer,qe nxit kohezionin kombetar,qe i ben njerezit te ndihen shtetare te denje,qytetare te mire,qe i bind se kjo qe po bejme eshte gjeja e duhur, etj.
-Shoqeria jone po ben sakrifica,por keto sakrifica po shperblehen me suksesin e reformave dhe trendin ne rritje te treguesve socialekonomik.
Besnikeria politike e Rames nuk eshte fol dhe ankohu-; por vepro dhe perpiqu per tu ngjitur, nuk sherben ne qeveri per qoka partiake,por per ligjshmeri dhe shtet te se drejtes nuk jep pergjigje sic e kerkon programi i partise,por jep pergjigjen e duhur ne akord me interesin e kombit…
Edi Rama e ka lartesuar emrin e Shqiperise dhe ka bere krenar cdo shqiptar ne cdo cep te globit.
Ka nje bilanc te plote dhe nje trend rrites te te gjithe tregueseve qe jane mates dhe indikatore te nje vendi me stabilitet makroekonomik dhe me qasje reale dhe te mateshme sipas performances se vendeve te BE.
Edi Rama eshte nje burre shteti qe e ka afirmuar veten si nje i madh i nje vendi te vogel, si nje i barabarte me me te medhenjte e globit, si nje personazh qe terheq vemendjen per fatin e Shqiperise dhe jo per narcizem, si nje sherbetor publik qe nuk le dere te huaj pa trokitur per te zgjidhur hallet e Shqiperise!
Si i pari i vendit per me shume se 13 vjet ,Edi Rama eshte epiqendra e vemendjes publike dhe tabela e qitjes ku leshojne bresherine e kritikave dhe te pakenaqesive te gjithe ata qe presin maksimalen e realizimit te nevojave dhe interesave dhe te gjithe kundershataret politike.
Te gjithe ata qe meren me Edi Ramen kane komoditetin e qytetarit Edi Rama!
Ai eshte i drejteperdrejte, pa maska, gjithmone vetvetja.Kurre nuk aktron dhe nuk ngurtesohet ne protokollin e zyrtarit te pare te vendit!
Asnjehere nuk e fsheh profilin e vet kondravers, dhe as sjelljen provokuese.
Polemist i paperballueshem, ku gjithmone kundershtaret i mund nepermjet fjales dhe argumentit.Fuqia e fjales i peshon nga dituria dhe mencuria, jo nga fuqia e pushtetit.
Eshte nje njohes i jashtezakonshem i realitetit shqiptar dhe i psikikes tone si shqiptare.
Edi Rama eshte i paepur ne realizimin e vizionit te tij.
Ai eshte nje shtetar qellim mire me enderra te medha per Shqiperine!
Edhe ai eshte i gabueshem dhe i prekur nga sindromi i pushtetit!
Por sot Edi Rama duhet te mbeshtetet si produkt i pushtetit legjitim te votuar nga mi 800 mije zgjedhes per te permbyllur misionin e Shqiperise 2030 ne BE.
Edhe une kam kritika dhe nuk dakortesohem me disa probleme qe jane edhe ne fokusin e protestave te qytetareve, por e kam mundesine dhe mandatin politik per ti trajtuar keto ceshtje ne institucionet perkatese!
Sic thoshte Sadiu :”Nuk fshihet keshilla per njerezit qe do”
Dhe nje keshille per Edi Ramen:”Mikut qe ja provove besnikerine e lidh fort me rrathe celiku dhe mos e lodh doren duke perkedhelur cdo shok te ri dhe cdo zog pa pende”
Kopjet negative , kuajt e parades dhe jo kuajt e punes jane ata qe bejne “ rrethimin e vogel “ te Edi Rames!










