Në fjalën e tij përmbyllëse nga “Pallati i Kongreseve”, kryeministri Rama nënvizoi për të disatën herë që Shqipëria është shumë pranë integrimit europian ndaj nuk duhet hequr dorë në momentin e fundit.
Duke thënë se pavarësisht fjalëve që qytetarët dëgjojnë nga opozita për Partinë Socialiste, ata nuk duhet të dorëzohen dhe të mos humbin shpresën se edhe pse vendi ka të meta, integrimi europian është në fazën finale.
“Nuk i kërkohet njeriu të japë jetën, nuk i kërkohet njeriu të zhytët në ilegaliteti, nuk i kërkohet njeriu të bëjë asgjë më shumë se qytetarin e mirë patriot dhe të kuptojë që sot të shtrëngosh radhën e të rreshtohet me PS është të rreshtohesh me fuqinë e shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë krenare aty ku Shqipëria është parë gjithmonë si një vend njerëzish me bisht.
Mos kujtoni se të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Në çdo shtet ka forca që nuk e duan vendin në BE. Këtu në Shqipëria ka forca që nuk e duan Shqipërinë në BE.
Ndaj ne të parët, duhet ta kemi shumë të qartë se po na e rrëshqiti momenti e po nuk shtrënguam dhëmbët jo për të mbuluar gabimet e jo për të fshehur të metat por për të mbajtur sytë atje e për të thënë se do të kalojmë këtë det të fundit njëjtë si ata notarët që kalojnë detin me not.
Nuk do të jetë e lehtë do të jetë gjithmonë me ë vështirë sepse e majta është gjithmonë e më afër” tha Rama.
“Më keni vënë në krye që të zgjohem para të gjithëve e të fle pas të gjithëve e kur jam zgjuar të mos ju tradhtoj kurrë e kur fle të mos shof kurrë ëndrra se si të përfitoj në kurrizin e secilit prej jush, mbase nuk e keni dëgjuar akoma se unë ha fëmijë. Rrofshi dhe ishte dyfishi i fjalës, rrofshin fashistët, rrofshin socialistët, rroftë Shqipëria në BE”, vijoi ai.










