Kandidatja e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Në një konferencë për mediat, Osmani tha se rezultati i sotëm zgjedhor është “vetëm hapi parë drejt ringritjes” së partisë më të vjetër në vend.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ajo tha se sot “qytetari nëpërmjet votës së vet ka ndihmuar që ribalancohet skena politike”.

“Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe edhe më shumë më shumë punë në terren e afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe në muajt dhe vitet në vijim”, tha ajo.

Osmani shtoi gjithashtu se “qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe me krizat e pafundme”, duke iu referuar pjesëmarrjes më të ulët në zgjedhje.

Nga nesër, ajo tha se do të angazhohen “që vendit t’i japim institucione”.