Nga Eduard Zaloshnja
Dita e miratimit të një ndarjeje të re territoriale të vendit po afron. Sepse vetëm pas 10 muajsh do të zgjvillohen zgjedhjet bashkiake, dhe po nuk u miratua tani ndarja e re territoriale, mbetet të kryhet pas 4 vjetësh.
Një nga pyetjet më të rëndësishme rreth ndarjes së re territoriale është ajo për numrin e bashkive. Por që të arrihet tek ky numër, duhet bërë një shikim historik i ndarjes territoriale së Shqipërisë, qysh nga pavarësia e saj.
aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj., por ajo përmbush një kriter të fortë historik. Ka qënë e vetmja krahinë autonome në Shqipëri përgjatë 500 vjetëve të sundimit otoman!
Nisur nga sa më sipër, duhet që ndarja e re territoriale të rezultojë me më shumë se 36 bashki.
Ndarja në rajone (që do të bëhet për herë të parë në Shqipëri), do të realizohet në një fazë të dytë, ngaqë nuk lidhet me zgjedhjet lokale të pranverës 2027. Për atë ndarje, kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike janë mëse të mjaftueshme. Bazuar në to, vendi mund të ndahet në 4 rajone: Rajoni Verior (qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë e Dibër), Rajoni Qendror (qarqet Tiranë e Durrës), Rajoni Juglindor (qarqet Elbasan e Korçë), dhe Rajoni Jugperëndimor (qarqet Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër).










