Protesta e fermerëve në Prishtinë u kthye në prenë e re të Sali Berishës për të kundërshtuar qeverinë.
Revoltën e një dite më parë ku fermerët derdhën qumështin te Ministria e Bujqësisë pas mbylljes së kompanisë ‘Vita’, ai e ka trajtuar ngjarjen sikur ka ndodhur në Shqipëri.
“Fermerët derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre”, shkruan kryetari i PD në videon e ndarë në rrjetet sociale.
Postimi tashmë është fshirë, por gjesti nuk ka kaluar pa u vënë re nga kampi socialist.










