Për herë të parë në historinë e Botërorëve në gjysmëfinale marrin pjesë 4 kombëtaret që renditen të parat në renditjen e FIFA-s. Franca e vendit të parë në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën e vendit të tretë të martën në orën 21:00 në Teksas, ndërsa Argjentina e vendit të dytë në FIFA të mërkurën në orën 21:00 do të përballet me Anglinë që renditet e katërta në Atlanta.
Franca është pretendentja kryesore për fitimin e Botërorit, ndërsa nëse pret biletën e finales do të bëhet kombëtarja e parë që merr pjesë në këtë fazë tre herë radhazi. Megjithatë është fakt që në dy përballjet e fundit Spanja ka arritur të fitojë kundër Francës. Këtë e risolli në vëmendje si trajneri De La Fuente ashtu edhe Lamine Yamal direkt pas kualifikimit kundër Belgjikës.
Ndërkohë shumë më e nxehtë pritet të jetë situate për gjysmëfinalen Argjentinë-Angli. Amerikano-jugorët menjëherë pas kualifikimit kundër Zvicrës nisën të këndonin për ishujt Flakland, për të cilët kanë luftuar kundër Anglisë në 1980-ën. Sot administrohen nga britanikët, ndërsa edhe duelet e kaluara kundër tyre janë të mbushur me shumë detaje historike.
Në duelin e parë në Botëror, në 1966 kur Anglia u shpall kampione bote, në çerekfinale eliminoi Argjentinën me shumë polemika, ndërsa në 1986 në Meksikë u realizua ‘Dora e Zotit’, por edhe goli magjepsës i Maradonës që kaloi disa kundërshtarë para se të dërgonte topin në portën e Shilton. Si të mos mjaftojnë këto në 1998 kartoni i kuq i Beckham pas provokimit të Simeone-s. Vetë ky i fundit më vonë pranoi se ‘arbitri ra në grancë’.










