Kupa e Botës 2026 ka mbyllur fazën e 1/16-ave duke mësuar kështu 16 ekipet dhe tetë çiftet që do të përballen mes tyre në fazën e radhës për një vend në çerekfinalet e turneut më të madh të futbollit në botë.

Bie në sy se në fazën e radhës do të kemi duele si Portugali – Spanjë, Paraguai – Francë, Brazil – Norvegji, Meksikë – Angli apo Argjentinë – Egjipt. Në bazë të ndarjes së skuadrave, Brazili dhe Anglia mund të përballen që në fazën çerekfinale.

Ndërkohë që Franca, Spanja dhe Portugalia mund të përballen kundër Brazilit, Anglisë ose Argjentinës vetëm në finale.

Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave në Kupën e Botës 2026:

Paraguai – Francë

Kanada – Marok

Portugali – Spanjë

SHBA – Belgjikë

Brazil – Norvegji

Meksikë – Angli

Argjentinë – Egjipt

Zvicër – Kolumbi.