Nga Jakin Marena
Protestat në një shoqëri demokratike janë një tregues se demokracia në vend është e shëndoshë, reagimi qytetar është në nivelin e duhur dhe se ky vend ka një të ardhme të garantuar!
E themi këtë përfundim të thjeshtë, pa dashur të lodhim ata që modestisht na lexojnë, duke hyrë dhe kopjuar citate të filozofëve të njohur apo të mendimtarëve të mëdhenj botërorë, të cilët mund t’i gjejë gratis çdo shqiptar, thjeshtë e vetëm me një klik në rrjetet soaciale apo edhe në programet e AI, sepse një gjë e tillë është provuar në të gjitha shoqëritë demokratike!
Dhe në rastin e protestave përmbi njëmujore në Tiranë, e njëjta gjë mund të thuhet! Të paktën për gjysmën e parë të këtyre protestave, të cilat na dhanë një pamje krejt tjetër të të protestuarit në Shqipëri, teksa numri i madh i pjesëmarrjes nuk shërbeu si një ‘katalizator’ për ashpërsimin e reagimit edhe me dhunë ndaj klasës politike në përgjithësi, sikurse e tregonin dhe parullat e prazntuara në bulevardin qëndror të kryeqytetit! Kishte dhe risi në këto parulla!
Nga deliri apo entuziasmi shfaqeshin tek tuk edhe simptoma të dhunës ndaj qytetarëve që nuk protestonin, duke i bezdisur nëpër kafe, nëpër rrugë apo nëpër automjetet me të cilat udhëtonin, por ishin kapërcime këto pa ndonjë rëndësi dhe nuk cënonin protestën!
Duke shtuar këtu dhe këtë ‘inxhinerimin’ e rrjeteve sociale, një makineri e marrë ‘hua’ bashkë dhe me ‘inxhinierët’ dhe ‘eskortën shoqëruese dixhitale’ nga Vetëvendosja dhe Albin Kurti, e cila me gjithëse kishte një pjesëmarrje masive sidomos në fundjava ku alternohej plazhi me protestën, nuk ndikoi në cënimin e reagimit qytetar të shqiptarëve në bulevard!
E themi se Albinizmi nuk ka ndikuar fare në në rritjen e ndikimit të protestës në Tiranë, pra nuk ka ngjitur, sepse Shqipëria “londineze’ për fatin e mirë është e privuar nga ai 40 përqidshi i ‘idiotëve’ të cilët kishte evidentuar Kurti në dekalogun e tij të platformës për ‘gjuetinë’ e elektoratit që do ta sillte në pushtet sikurse e solli! Shqipëria nuk e ka një kontigjent i tillë dhe ky është vërtetë një fat! Kjo u provua dhe nga Kurti, i cili në një përballje zgjedhore në Tiranë kundër Ramës me Vetëvendosjen e tij në Shqipëri, mori një rezultat që fillonte me një ‘0’ të madhe dhe një ‘1’ pas 17 zerove pas presjes dhjetore!
Por ama, në gjysmën e dytë të muajit të protestave, teksa tubimet kishin nisur mpakjen në bulevard, nisën dhe simptomat e para të dhunës ndaj të gjithë atyre që nuk mbështesnin protestën dhe për më tepër, dhe ndaj institucioneve të shtetit! Thirrjet erdhën në fillim nga neomarksistët e Qorajt, dhe këto krerët e partive të vogla të Lapajt e Shehajt, për të marrë formën përfundimtare me kapjen e protestës nga ana e Berishës dhe e familjes së tij!
Pikërisht në këto momente, protesta hyri në ‘ullukun’ e njohur të ‘pasdaranëve’ të Berishës, të cilët janë mjeshtra në përdorimin e dhunës, në shkatërrimin e një reagimi qytetar që ishte në fillimet e veta, “Revolucioni Flaming’. Berisha dhe të tijtë kanë ‘patentën’ kontrolluese për ushtrimin e dhunës ndaj institucioneve, por ama kjo nuk do të thotë që janë të përjashtuar këta mbështetësit e Gones, marksistët e Qorit, apo këta pa shtyllë kurrizore të Lapajt, të miksuar dhe me islamin politik të importuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe interesat e Iranit, fqinjëve tanë, e deri në Rusi e më larg, për të krijuar një bastion anti-perëndim dhe anti-Trump në Shqipëri! Nuk janë teori konspirative këto, por dalin dita ditës në skenë, bashkë dhe me përfaqësuesit e tyre! Të paguar sidomos, deri dhe me kriptomonedha! S’punon falas askush!
Fakti që protesta vijon pa kokë, nuk e kuptojmë ende se përse nuk nxjerrin një trupë drejtuese, qoftë ‘triumvirat’ apo grup organizator, me emër dhe mbiemër për të kanalizuar këtë protestë drejt një formacioni politik, që të realizojnë atë që pretendojnë, dëbimin e kësaj klase politike nga kupola e shtetit dhe e politikës dhe zëvendësimin me një klasë të re! Kanë frikë se mund të dështojnë apo është pjesë e axhendës së financuesve reale kjo mënyrë të protestuari, ende nuk jemi të qartë! E sigurtë është se institucionet ligjzbatuese i dinë dhe i njohin emër për emër të gjithë ata që po udhëheqin, nga i marrin paratë, sa e kanë numrin e këmbës, dhe gjithçka lëvrin në prapaskenë! Kjo është e sigurtë, s’kanë pse të bëjnë diskretin me publikun që i ndjek!
Por ama shija e hidhur që la përdorimi i arkivolit për Ramën, nuk kalon lehtë! Arkivoli është simbol i vdekjes, dhe pavarësisht kësaj meriton respekt, përcillet me respekt dhe nuk ka vend për politikë! Janë të rralla momentet kur është përdorur, përpos në Shqipëri! Mund të përmendim Kilin, teksa para grushtit të shtetit, u shëtit ‘arkivoli’ i ish presidenti Aljende, i cili vetëm tre ditë më pas u vra nga njerëzit e Pinoçetit! Por këta në Shqipëri nuk kanë k**e të bëjnë grusht shteti! Ndaj sjellin arkivolin në protestë, dhe fillojnë e vajtojnë me ‘oiii’ këta vajtojcat e Gones, i cili siç e thamë më sipër vdes për një çikë kryeministër, post i cili s’ka lidhje me të! Ishte një skenë tragji-komike kjo, e paparë në protestat në Shqipëri, teksa një grup i caktuar lutej për vdekjen e kryeministrit! Punë e tyre, por që ka ndotur maksimalisht këtë protestë, të nisur për mbrojtjen e Flamingove dhe Pelikanit Kaçurel, me pjesëmarrje të gjithë shtresave të popullsisë por dhe të nënave më fëmijë, fëmijë të cilët pikturonin në mënyrë të organizuar, pikërisht në vendin ku të shtunën u ul arkivoli i mbuluar me emrin e kryeministrit e ‘vajtimoret’e Gones nisën ‘ritualin’!
Qofshim të gabuar, por ne na duket se situata në këtë protestë ka dalë jashtë kontrollit! E themi këtë sepse ka ardhur një moment, ku nuk po dihet më çfarë të bëjnë me të! Një pjesë, këta “Kryendriturit’ janë të fiksuar pas kuvendeve kombëtare, që përmes një zgjidhjeje nëpër rrjetet sociale, grupe të ndryshme që japin mendime, kërkojnë që të marrin në dorë drejtimin e tërë këtij reagimi qytetar! Janë zbardhur e bërë publike mesazhet mes tyre, skenarët se si të rrëzojnë këtë klasë politike, për të ngritur një klasë parapolitike, që do të jetë nën humorin e turmës! Bëhet fjalë për Kuvende, me 150-300 pjesëmarrës, pa ditur kush i propozon, kush i seleksionon, nga vijnë dhe çfarë duan të bëjnë me fatin e kombit, të cilin mendojnë se do ta marrin në dorë! Pra, prish shtëpi dhe ngre kasolle është kjo punë, sipas tyre!










