Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, është vetëm një hap larg një rekordi historik në Kupën e Botës.

Nëse arrin të shënojë në finalen ndaj Argjentinës, ai do të bëhet golashënuesi më i mirë i “La Rojas” në një edicion të vetëm të Botërorit.

Aktualisht, Oyarzabal ka realizuar 5 gola, duke barazuar rekordin e David Villas në Botërorin e vitit 2010 dhe atë të Emilio Butragueños në Meksikë 1986.