Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje republikanëve në Kongres që ta përfshijnë Iranin në projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë, i cili aktualisht është në shqyrtim.
Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Republikanët duhet ta përfshijnë Iranin në projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë.”
Deklarata e Trump vjen në një kohë kur në Kongres po zhvillohen diskutime për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, në përgjigje të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
Njëkohësisht, administrata amerikane synon të rrisë presionin ndaj Iranit përmes masave të reja politike dhe ekonomike.










