Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të gjithë ata që kritikuan koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë në Tiranë.

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, por një ngjarje që u bë në çdo cep të botës një lajm. Në Shqipëri këtë herë edhe më shumë ngjarja u bë një motiv idasie shumë të egër, ku një eufori dhune u lëshua drejt një koncerti”, tha Rama teksa shtoi se kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia.