Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika.
Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Centerave, pasi dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me dëmin financiar 50 milion euro. Pepnika është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për këtë vepër penale.










