Një tjetër protestë është zhvilluar këtë të premte në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.
Pas protestave të mbajtura në Përrenjas, Maliq dhe Poliçan, ku u vu re një rritje e ndjeshme e reagimit publik ndaj draftit të reformës, këtë pasdite në protestë kanë dalë edhe banorët e Dimalit.
Nga pamjet e mbërritura në Euroneës Albania shihen dhjetëra banorë që protestojnë kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë së Dimalit me Bashkinë e Beratit. Sipas protestuesve, kjo është një lëvizje e padrejtë dhe nuk përputhet me nevojat e komunitetit dhe interesat e banorëve.
Sipas draftit të Reformës Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit dhe Bashkia e Dimalit parashikohen të shkrihen dhe t’i bashkohen Bashkisë së Beratit, në kuadër të planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.










